Më së shpeshti në këto ambiente përdoret gjuha shqipe.
Por jo të gjithë ata që punojnë këtu, gjuhë të parë e kanë shqipen.
Për këtë, bëhen edhe përkthime me gojë dhe transkriptime për komunikime jashtë Kuvendit.
E lidhur me këtë, ky institucion ka ndarë 23 mijë euro për 6 përkthyes në gjuhën angleze, 2 në gjuhën frënge dhe dy në gjuhën turke, dhe nga një përkthyes në gjuhën gjermane dhe italiane.
Për marrjen e gjithë këtyre shërbimeve nevojitet njoftim paraprak.
E përcaktuar është edhe numri i përkthimeve në letër përgjatë një dite pune.
Këto shërbime janë paraparë të ofrohen përgjatë 36 muajve. /Tëvë1/