Lajme

Kuvendi javën e ardhshme me tri seanca

By GAZETA SCANNER 1

March 03, 2023

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se është vendosur që javën e ardhshme të mbahen tri seanca, ku njëra prej tyre do të jetë për nder të Epopesë së UÇK-së.

“Sot u vendos që javën e ardhshme të mbahen 3 seanca, e para më 6 mars për nder të Epopesë së UÇK-së, e dyta me 8 mars, ndërsa të enjten do të jetë seanca plenare”, tha Kusari-Lila.