Lajme

Kuvendi i Shqipërisë drejt miratimit të buxhetit 2025: Rikthehet Berisha pas 11 muaj mungesë

By GAZETA SCANNER 1

December 03, 2024

Sot, Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë buxhetin për vitin 2025, pas përfundimit të shqyrtimeve në komisionet parlamentare.

Seanca përfshin miratimin nen për nen dhe në tërësi të buxhetit, i cili kap shifrën prej 8.2 miliardë eurosh.

Një nga ngjarjet kryesore të ditës është rikthimi i ish-kryeministrit Sali Berisha në Kuvend, pas një mungese gati njëvjeçare për shkak të arrestit shtëpiak.

Berisha ka kritikuar buxhetin, duke e cilësuar atë si një “draft vjedhjesh të mëdha”, njofton A2CNN, transmeton Klankosova.tv.

Partia Demokratike ka paraqitur 34 amendamente për buxhetin, ku dy mbajnë firmën e Berishës.

Ndër propozimet kryesore janë caktimi i minimumit jetik në 200 euro, rritja e pensioneve dhe shtimi i fondeve për Onkologjikun.

Ndërkohë, Partia e Lirisë ka depozituar 11 amendamente që kërkojnë shtesa prej rreth 45 miliardë lekësh, duke përfshirë rritje pensionesh, pagash dhe ndihmë ekonomike.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, u ka bërë thirrje deputetëve të partisë së tij të jenë aktivë dhe të vëmendshëm, veçanërisht ndaj amendamenteve të propozuara nga opozita.

Buxheti 2025 u miratua në parim më 19 dhjetor me 75 vota pro, 40 kundër dhe asnjë abstenim, mes debatesh dhe protestash të opozitës.