Lajme

Kuvendi i Kryeqytetit pritet të marrë vendim për faljen e 100 eurove nga Tatimi në Pronë, bojkotohet nga VV-ja e AAK-ja

By GAZETA SCANNER 1

September 04, 2023

Kuvendi i Komunës së Prishtinës, ka thirrur të hënën seancën ku pritet që të vendosë për faljen e 100 eurove nga Tatimi në pronë.

Në këtë seancë pritet që kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, të raportojë për raportin e punës për gjashtë mujorin e parë të këtij viti.

Këtë seancë e ka bojkotuar grupi i Asamblistëve të Vetëvendosjes, të cilët njoftuan të lëshuar të dielën se kjo parti nuk do të marrin pjesë në seancën e radhës të Kuvendit Komunal.

“Siç jeni në dijeni, për ne, është e kontestueshme zgjedhja e Kryesuesit të ri dhe rrjedhimisht e kontestojmë edhe ftesën për këtë seancë që vjen nga një autoritet për legjitimitetin e të cilit do të vendosin organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Në këtë seancë nuk janë duke marr pjese as asamblistët e AAK-së.