KoronavirusiLajmest-slider

Kuvendi i kërkon IKShPK-së testimin e stafit për COVID-19

Kuvendi i Kosovës i bëri kërkesë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) që të shohë mundësinë e testimit për Covid-19 të zyrtarëve dhe deputetëve të këtij institucioni, tha për Radion Evropa e Lirë sekretari i përgjithshëm në Kuvendin e Kosovës, Ismet Krasniqi.

Vetë Krasniqi ka rezultuar pozitiv me Covid-19, sëmundjen që e shkakton koronavirus.

“Me pranimin e rezultatit të testit, e kam njoftuar stafin dhe jam izoluar”, tha ai.

Krasniqi tha se IKPSHK-ja nuk ka kthyer ende përgjigje sa i përket testimit të stafit të Kuvendit