Lajme

Kushtet e Kurtit për Vuçiqin, Selmanaj: Taktikë elektorale që do të harrohen brenda dy jave

By GAZETA SCANNER 1

June 28, 2024

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, është tallur me kushtet e kryeministrit Albin Kurtit për takim me presidentin serb Aleksander Vuçiq.

Ai ka thënë se tri kushtet e kryeministrit të Kosovës kanë vetëm karakter elektoral.

Në një prononcim për “Ekonomia Online”, ai ka thënë se ato kushtet do të harrohen shpejt.

“Sjellja e kryeministrit Kurti ishte taktizim i qartë politik për konsum elektoral të brendshëm dhe kjo është fatkeqe për Kosovën…Pozita negociuese e Kosovës sot është ndoshta më e rëndë që nga fillimi i këtij procesi prandaj sjellja e tij me ato kushte të cilat i kishte vendosur dhe do ta admiron nëse i respekton ato kushte por gjithsesi ne e kemi parë që zoti Kurti shpeshherë ose në disa herë është rasti i pestë apo i gjashtë që ka vendos kusht dhe pas një jave dy jave i harron i shkrin ato kushte. Të gjitha krejt kushtet të gjitha kushtet që ky i ka paraqit sot e 20 vjet që është në politikë të gjitha ato i ka shkel”, ka thënë Selmanaj.