Lajme

Kushdo që e sheh këtë person, ta lajmërojë policinë menjëherë

By GAZETA SCANNER 1

September 03, 2024

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Grabitje”.

Me anë të një njoftimi në ‘Facebook’, policia ka publikuar fotografitë e të dyshuarit dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve, shkruan Insajderi.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi”, thuhet në njoftimin e PK’së.

I dyshuari kërkohet për përfshirje veprën Grabitje.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”.