Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, të cilët janë dy nga ideatorët e marshit për drejtësi, mbajtën një fjalim para mijëra marshuesve, të cilët dolën në përkrahje të liderëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në Hagë.
Tasholli tha se gjatë luftës e ka ndjerë në palcë pabarazinë e dëbimin.
“Unë kam qenë 13 vjeç kur për herë të parë kam pa në uniformë ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një gjë ishte e qartë për mua atë botë, ishte një betejë mes lirisë dhe robërisë, mes jetës dhe vdekjes.Unë sikur bashkëmosharatët e kam ndjerë në palcë, pabarazinë, dëbimin”, u shpreh ai.
Ushtari që ka takuar Tasholli ka qenë Ragip Gjoshi, ish-komandant i UÇK-së.
“Marshojmë për drejtësi, ish-liderët nesër e fillojnë betejën për drejtësi, si gjithmonë do të na kthehen fitimtarë e faqebardhë”, tha ai.