Lajme

“Kush e prek mjaltën, i lëpin gishtat”, Haziri për qeverinë Kurti: U kanë pëlcit aferat korruptive!

By GAZETA SCANNER

January 07, 2025

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në krye me Albin Kurtin.

Ai ka thënë se në qeverisjen Kurti është bërë presion ndaj sistemit të drejtësisë, çka sipas tij, kjo shpërfaq mungesën e sundimit të ligji në këtë mandat katërvjeçar.

“Nëse kryeminstrit nuk i pëlqen emri i përveçëm i një kryeprokurori të shtetit atëherë nuk flasim për sundim të ligjit. Akuzohet dhe bahet presion mbi gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë ai.

Sipas Hazirit, qeverisë Kurti i janë shpërfaqur shumë afera korruptive.

“Në anën tjetër kanë pëlcit aferat korruptive që thotë populli “çdo njeri që e prek rasisht mjaltën, instiktivisht i lëpin gishtat e vet”, ka thënë Haziri në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.