Lajmest-slider

Kusari-Lila: Nëse nuk arrihet marrëveshja LV-LDK do të përsëritet eksodi i 2014-s

Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se nëse dështon arritja e një koalicioni mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të përsëritet eksodi i vitit 2014, kur më shumë se 200 mijë persona lëshuan Kosovën pasi LDK-ja kishte kaluar nga blloku VLAN në koalicion me PDK-në dhe Isa Mustafa ishte bërë kryeministër.

“Eksodi i vitit 2014 do të përsëritet, këtë ta garantoj”, ka thënë Kusari-Lila, kryetare e Alternativës.

“Nuk ka që nuk e bëj, e nuk më pyesin qytetarët se kur po bëhet marrëveshja. Ata më thonë bëjeni marrëveshjen dhe krijojeni qeverinë”.

Zgjidhja më e mirë është ndryshimi”, ka ka thenë ajo.