Ballina

Kusari-Lila kërkon përjashtimin e Serbisë nga KiE: Bllokimi i 300 kosovarëve rrezikon jetë

By GAZETA SCANNER 1

April 17, 2024

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se bllokimi i mbi 300 kosovarëve nga autoritetet serbe, rrezikon jetët e tyre.

Duke komentuar këtë zhvillim, ajo ka kërkuar përjashtimin e Serbisë nga Këshilli i Evropës.

“Dje përfaqësuesit serbë në Këshillin e Evropës kërcënuan me tërheqje, nëse Kosova pranohet. Serbia duhet të përjashtohet, ngjashëm sikurse Rusia”, ka shkruar ajo.

“Veprimet si bllokimi i 300 udhëtarëve në kufirin Serbi-Kroaci që nga mëngjesi, rrezikon jetë dhe dëmton qytetarë të pafajshëm