6.6 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Kusari-Lila flet si kryeministre: Nëse s’ka marrëveshje sonte, nesër fillojnë gjobat

- Advertisement -

Shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se nëse sonte në Bruksel nuk arrihet ndonjë marrëveshje, atëherë nesër do të nis shqiptimi i gjobave.

Kusari – Lila në Rubikon në Klan Kosova tha se uron që të ketë një marrëveshje që do të ndërlidhej edhe me një afat që tregon qartësi mbi procesin në tërësi e jo veç mbi temën në veçanti.

“Ajo çka them unë është se nëse nuk arrihet një vendim tjetër, pra, vendimi tjetër është të fillohet me shqiptimin e gjobave financiare dhe siç e tha kryeministri, vendimi nuk parasheh konfiskim të tabelave e as të automjeteve por parasheh prezantim të gjobave për ata që mbajnë këto targa”, është shprehur Kusari – Lila.

Kujtojmë se kryenegociatori për dialog teknik, Besnik Bislimi, dhe homologu i tij serb, Petar Petkoviq, janë duke mbajtur një takim në Bruksel nën udhëheqjen e të dërguarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për sa i përket targave.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit