Juristja e medias, Flutura Kusari, ka mirëpritur vendimin e Partisë Demokratike të Kosovës për të votuar marrëveshjet ndërkombëtare.
Në këtë kontekst, Kusari ka thënë se do të ishte “e jashtëzakonshmë” nëse e njëjta parti do të votonte Projektligjin për shëndetin riprodhues (IVF).
Postimi i plotë:
Bravo PDK-së që ka vendosë me i votu marrëveshjet ndërkombëtare.
Kish me qenë e jashtëzakonshme me bo pahiri PDK me vendosë me e votu ligjin për IVF-në.
Secila e secili në Kosovë e kish ditë që një prej ligjeve më të rëndësishme në historinë e Kosovës për gra ish aprovu falë PDK-së.
Ju lutem, a është ndonjë grua në PDK që lobon për votimin e projektligjit për IVF? Është thelbësorë për gra dhe burra që dëshirojnë të krijojnë familje.