Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës së tij në Podujevë është ndalur për t’i thënë disa fjalë përpara gazetarëve.
Por, në këtë prononcim, Kurti ka bërë një gabim goxha të madh. Ai në këtë prononcim thotë se qytetarët e ndershëm e që nuk bëjnë shkelje të ligjit duhet të frikësohen.
“Qytetarët e ndershëm, punëtorë, të cilët nuk bëjnë shkelje të ligjit, të cilët nuk pasurohen në mënyrë të paligjshme e të pandershme, janë ata të cilët nuk janë të sigurt dhe duhet të frikësohen, jo të tjerët”, tha Kurti.