Lajme

Kurtit “i hyn vetja në qef”, ia bën “like” vetes në Facebook

By GAZETA SCANNER 1

January 31, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një postim në Facebook duke folur për një raport nga Transparency International.

Megjithëse nuk e thotë të vërtetë e plotë në lidhje me rastin– pa paraqitur vitet kur Isa Mustafa ishte në qeverisje dhe renditja e Kosovës ishte gati e njësojtë me atë që u publikua sot sa i përket korrupsionit – kryeministrit tonë del se i ka pëlqyer ajo që ka thënë.

Nuk dihet nëse kryeministri Kurti personalisht e ka pëlqyer këtë status, apo prapa llogarisë së tij qëndron ndonjë aktivist tjetër i Lëvizjes Vetëvendosje që ka harruar të dalë nga llogaria e Kurtit për t’u futur në llogarinë e tij personale, shkruan Nacionale.

Kryeministri i Kosovës së fundi po përballet me një presion të shtuar ndërkombëtar për formimin e Asociacionit të komunave me Shumicë Serbe pasi Serbia dha sinjale se do ta pranonte planin franko-gjerman.

Ai kishte kërkuar në vjeshtën e vitit të kaluar më shumë angazhim nga aktivistët e partisë në shpërndarje të statuseve dhe në zgjerim të përmbajtjes së tyre.