Lajme

Kurtishaj: Nga Bllaca historike konfirmohet mbështetja për PDK-në dhe Hoxhajn

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ruzhdi Kurtishaj, ka thënë se nga Bllaca historike u është konfirmohur mbështetja për këtë parti dhe Enver Hoxhajn për kryeministër.

“Faleminderit Bllacë, faleminderit nëndega e PDK së në Bllacë për organizim të mirëfilltë me strukturat e partisë për fitoren e PDK-së me 14 shkurt 2021. Nga Bllaca historike konfirmohet mbështetja dhe fitorja e prof.dr. Enver Hoxhës si kryeministër në ardhje”, ka shkruar Kurtishaj në Facebook.