Lajme

Kurti zhvillon takimin e parë bilateral me kryeministrin e Armenisë, flasin për bashkëpunim ekonomik

By GAZETA SCANNER 1

February 16, 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar sot takimin e parë bilateral me kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan.

Zyra e kryeministrit ka dhënë detaje rreth takimit, ku Kurti shprehu mirënjohjen ndaj qëndrimit të Armenisë në procesin e anëtarësimit të vendit tonë në Këshillin e Evropës.

Kurti tutje është shprehur se Kosova i ka të përbrendësuara vlerat e Këshillit të Evropës dhe se krahas kësaj organizate, synon anëtarësimin edhe në NATO.

Kryeministri armen theksoi rëndësinë dhe simbolikën e këtij takimi të parë mes dy kryeministrave, shprehu interesim për bashkëpunim ekonomik dhe për mundësitë që ofron Kosova në investime. Në këtë drejtim, mes tjerash, Kryeministri Kurti veçoi sektorin e energjisë. Interesim dhe gatishmëri të dyanshme kishte edhe për bashkëpunim në fushën e kulturës, filmit, turizmit dhe edukimit.” – thuhet në njoftim.