Ballina

Kurti: Vuçiq shkeli marrëveshjen, dërgoi letra kundër anëtarësimit të Kosovës në BE

By GAZETA SCANNER 1

January 26, 2023

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka shkelur edhe marrëveshjen e vitit 2013 për Asociacionin e komunave serbe, pasi vazhdon të pengojë rrugën evropiane të Kosovës.

Kurti ka përmendur letrën që Vuçiq i dërgoi pesë vendeve të Bashkimit Evropian, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, duke kundërshtuar aplikimin e vendit tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Beogradi zyrtar, ajo marrëveshje është shkelur një muaj e gjysmë më parë nga presidenti serb”, ka shkruar ai.

Sipas tij, nuk mund të themi se një marrëveshje është më e rëndësishme se të tjerat, pasi të gjitha 33 marrëveshjet janë të barabarta dhe do të trajtohen në negociatat që do të zhvillohen në Bruksel, të cilat në thelb kanë propozimin e fundit të komunitetit evropian, i cili mori mbështetje veçanërisht nga Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.