Lajme

Kurti viziton poligonin ushtarak në Babaj ku po servohet bifteku, thotë se ndjehet krenar me ushtarët

By GAZETA SCANNER 1

November 12, 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte i pranishëm sot në ditën e vizitorëve, në ushtrimin fushor “Ujku i çeliktë”, të Forcës së Sigurisë e Kosovës (FSK), i cili u mbajt në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës në Gjakovë.

Kurti tha se ndihet krenarë sa herë është afër ushtarëve të FSK-së.

“Jam shumë i lumtur të dëshmoj përparimin e ushtrisë në një kohë rekord. Ndihem krenarë sa herë jam pranë juve. Në këtë terren këtu jeni duke u stervitur dhe dëshmuar strategjitë ushtarake, për të mbrojtur lirinë që u arrit me shumë gjak e djersë. Armatimet e reja deshmi e qartë për të pergatitur ushtrinë të përballojë çdo sfidë globale. Sot derisa ju shoh të përgatitur ju them se jeni frymëzim për ne. Dëshmuam se po bëhemi gati me zell e disiplinë të lartë. “Ujku i çeliktë tregon shpirtin tuaj ushtarak. Më shumë investim në ushtri, më shumë siguri për qytetarët. Përgëzoj çdo ushtar, e çdo oficer, mbani lart nderin e krenarinë e vendit tonë, i dilni zot vendit tonë. Jeni mburoja më e mirë e vendit tonë. Na bëni krenarë edhe këtë herë si përherë”, ka thënë Kurti