Kulturë

Kurti viziton Festivalin Anibar

By GAZETA SCANNER 1

July 20, 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Festivalin Anibar i cili po mbahet në komunën e Pejës.

Kurti qëndroi në Galerinë e Arteve të Pejë, ku edhe në kuadër të festivalit po shfaqen filma edhe në programin e realitetit virtual, ku disa nga filmat janë “Missin 10 hours”, “Affiorare” e “Her name ëas Gisberta”.

“Më tej, kryeministri vizitoi edhe kinemanë “Jusuf Gërvalla”, ku u takua e bashkëbisedoi edhe me organizatorët e festivalit të Anibarit, të cilët i përgëzoi për organizimin e kësaj ngjarjeje. Festivali Anibar po shfaq filma të ndryshëm nga fusha e animacionit, në Kinemanë “Jusuf Gërvalla”, Galerinë e Arteve në qendër të qytetit në Kino Liqeni, dhe Kino Kubat në Parkun Karagaq. Përveç filmave, po zhvillohen edhe aktivitete e punëtori me një larmi temash, të cilat prezantohen nga personalitete të ndryshme”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.