Lajme

Kurti vizitoi punimet e aksit rrugor që lidh zonat e Mitrovicës së Jugut me qarkoren Zubin Potok – Zveçan

By GAZETA SCANNER

September 10, 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, vizitoi nga afër punimet që po zhvillohen në aksin rrugor që lidh zonat e Mitrovicës së Jugut me qarkoren Zubin Potok – Zveçan, me gjatësi 6.5 kilometër.

Rruga që lidh zonat e Mitrovicës së Jugut me qarkoren Zubin Potok – Zveçan, do të lehtësojë jetesën dhe qasjen e banorëve duke ndihmuar në ndërveprimin dhe ndërlidhjen e komunave veriore me komunat e tjera të vendit.

Kryeministri Kurti nënvizoi rëndësinë e kësaj rruge për thjeshtimin e lëvizjes së qytetarëve nga veriu në jug e anasjelltas, lirinë e lëvizjes dhe zhvillimin e komunave në veri të vendit, me qëllim përmirësimin e jetesës së të gjithë qytetarëve pa dallim.