Lajme

Kurti vendos lule te varri i Sami Frashërit në Stamboll

By GAZETA SCANNER 1

June 02, 2024

Në ditën e parë të qëndrimit në Stamboll, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi dje dhe vendosi lule te varri i Sami Frashërit, pikërisht në datën e lindjes së tij, më 1 qershor.

Kryeministri gjatë vizitës ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi dhe ambasadori i Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi.

“Sivjet, me 18 qershor, bëhen 120 vjet nga vdekja e rilindasit, Sami Frashëri, si dhe 125 vjet nga vepra e tij monumentale “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe çdo të bëhet”, për të cilën kryeministri Kurti në Ankara, gjatë vizitës në Qendrën Kulturore Shqiptare atje që mban emrin e Samiut, tha se është një gjë shumë e rrallë që një vepër, e cila ka një shekull e një çerek shekulli, të jetë aq aktuale kushdo që e lexon, dhe se si e tillë, ajo duhet të lexohet e rilexohet, mësohet e studiohet nga të gjithë shqiptarët”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.