Lajme

Kurti: Ushtrinë e kemi më të fortë e më të përgatitur, sepse buxhetin e kemi dyfishuar

By GAZETA SCANNER 1

March 22, 2024

Kryeministri Albin Kurti është krenuar me atë që Qeveria e tij ka bërë në fushën e mbrojtjes.

Në një konferencë për media, ku po prezanton punët e qeverisë së tij gjatë 3 viteve, ai ka thënë se Kosova e ka ushtrinë më të përgatitur se kurrë.

“Ushtrinë e kemi më të fortë e më të përgatitur. Sepse buxhetin e ka dyfish më të lartë, investimet në armatim i ka trefish më të madha. Ndërkaq, në kazerma ka 1 852 ushtarë më shumë, plus 600 rekrut të tjerë sivjet, përveç pajisjeve ushtarake moderne që nuk i kemi pasur më herët”, ka thënë Kurti.