Kosovo's Prime Minister Albin Kurti prepares for his speech during the opening ceremony of the military exercise "Defender 2023", in Pristina on May 21, 2023. Kosovo will welcome the largest international military exercise in the Balkan region from May 21, 2023 to June 2, 2023. Approximately 9,000 US troops and about 17,000 troops from 26 allied and partner nations will participate in this military exercise. (Photo by Armend NIMANI / AFP / )

Lajme

Kurti udhëton për në Paris të Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes

By GAZETA SCANNER 1

November 08, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për Francë, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes që organizohet në kryeqytetin francez, Paris.

 

Me ftesë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili do ta bëjë edhe hapjen e Forumit, të enjten në mbrëmje Kryeministri Kurti do të jetë pjesë e darkës me krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në këtë Forum.

 

Të shtunën, më 11 nëntor, duke filluar nga ora 10:00, në kuadër të ditës së dytë të Forumit të Paqes, Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në panelin e diskutimit me temën “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”, ndërkohë që gjatë qëndrimit atje do të zhvillojë disa takime.