Lajme

Kurti ua sqaron krejt thjesht mërgimtarëve: Pa regjistrim nuk do të mund të votoni

By GAZETA SCANNER

December 19, 2024

Kryeministri i vendit Albin Kurti, me anë të një statusi në Facebook ua ka sqaruar mërgimtarëve se “pa u regjistruar nuk do të mund të votojnë”, tek sa u ka treguar gjithashtu se kanë mbetur më pak se 7 ditë për këtë punë.

Postimi i plotë:

“Sot janë bërë 50 mijë të regjistruar nga mërgata për votim. Ndërkohë, kanë mbetur më pak se 7 ditë deri në afatin e fundit, 26 dhjetor 2024, kur mund të regjistroheni për të votuar.

Pa regjistrim nuk do të mund të votoni, andaj bëjeni sa më parë dhe mos e lini për momentet e fundit.

Nga çdo cep i botës ku je, hidhe votën për atdhe!”