Lajme

Kurti u zotua për Kodin Civil, Lushtaku: S’e ka dertin as të myslimanëve as të LGBT-së, veç ndikimin ndërkombëtar

By GAZETA SCANNER 1

April 27, 2024

Pasi Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, siguroi se vetvetiu do të synojë të krijojë konensus ndërpartiak për të kaluar projektligjin për Kodin Civilin, temë kjo e cila pati shpërfaqur një çarje edhe në një parti tejet homogjene në gjithçkja tjetër si Lëvizja Vetëvendosje, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, vlerëson se Kurti “po manipulon besimtarët myslimanë”.

“Albin Kurti në një anë ka manipuluar dhe ka marrë votat e besimtarëve myslimanë, në anë tjetër bjen në kundërshtim dhe nuk e mbështet largimin e rregullores për kodin e veshjes në shkollën e mesme. Poashtu ai u jep dhuratë besimtarëve që kanë mbështetë këtë kod civil që lejon martesën e gjinisë së njëjtë”, deklaroi ai, siç e citoi “gazeta Blic”.

“Nuk është që e ka dert Kurti çështjen e besimtarëve myslimanë e as çështjen e LGBT-së, por në këtë fazë çfare është duke ditë rëndësinë e imazhit, se çfarë ndikimi kanë globi i LGBT-së në mbarë botën, kalkulon të përfitojë në ndikim e tyre ndërkombëtar”, u shpreh ai.