Lajme

Kurti u takua me Drejtorin e Departamentit Evropian të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Alfred Kammer

By GAZETA SCANNER 1

November 15, 2024

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Drejtorin e Departamentit Evropian të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Alfred Kammer.

Gjatë takimit, Kryeministri Kurti theksoi arritjet e Kosovës në zhvillimin ekonomik, forcimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit. Ai vuri në dukje rritjen e qëndrueshme ekonomike, reformat strukturore dhe përmirësimin e kushteve të investimeve, duke kontribuar në mirëqenien e qytetarëve.

Drejtori i Departamentit Evropian të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Alfred Kammer, përgëzoi përparimin e Kosovës dhe shprehu gatishmërinë e FMN-së për të mbështetur më tej reformat ekonomike dhe financiare të vendit.

Në takim morën pjesë edhe Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, dhe përfaqësues të tjerë të lartë të FMN-së.