Lajme

Kurti tregon për takimet në New York, nga Princi i Kuvajtit e te nënsekretari i UNDP-së

By GAZETA SCANNER 1

September 27, 2024

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka përmendur takimet me liderët shtetërorë që i ka pasur gjatë ditës në New York.

Kurti e përmendi takimin me Princin e Kuvajtit, Sheikh Sabah Khaled Al-Sabah, kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotaiks, atë të Andorrës, Xavier Espot Zamora, ministrin e Jashtëm të Luksemburgut, Xavier Bettel, e po ashtu edhe ministrin e Punëve të Jashtme të Singaporit, Vivian Balakrishnan.

Kreu i Qeverisë së Kosovës, e përmendi edhe takimin me homologen e tij nga Samoa, Fiame Naomi Mata’afa, atë me homologun e Vanuatus, Charlot Slawai si dhe me Nënsekretarin e Përgjithshëm të UNDP-së, Haoliang Xu.

“Mundësi shumë të mira për të shprehur mirënjohjen e shtetit dhe popullit tonë për mbështetjen që vazhdon, por edhe të vlefshme për të shtuar lidhjet ndërmjet nesh dhe për të shkëmbyer përvojat nga të cilat përfitojnë institucionet dhe qytetarët tanë”, shkroi Kurti.