Lajmest-slider

Kurti thotë se s’ka pengesë që i ndalë në arritjen e marrëveshjes me LDK-në

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë me dije se do ta takojë sot kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa.

Takimi pritet të mbahet sot rreth orës 17:00.

I pyetur rreth çështjes së postit të presidentit, Kurti ka thënë: “Nuk ka pengesë që do të na ndalë për arritjen e koalicionit qeverisës”. Ai ka thënë se qeveria e re do të bëhet.