Kryeministri Albin Kurti gjatë një konference në Bratisllavë diskutoi për situatën në veri të Kosovës.
Kurti tha se diskutimi politik me ndërkombëtarët për tensionet në veri është dashur të ndodhë më herët para zgjedhjeve të 23 prillit. Sipaj tij, ndërkombëtarët është dashur t’i thonë të mos i mbajë zgjedhjet e jo të kërkojnë tash që kryetarët të cilët i pranuan edhe ata të mos shkojnë në objektet komunale, raporton Insajderi.
I pyetur nëse është i gatshëm të takohet me presidentin, Aleksandar Vuçiq, Kurti deklaroi se është më i gatshëm se kurrë. Ai potencoi se Serbia nuk po shprehet e gatshme të nis zbatimin e marrëveshjeve të arritura.
Ndërsa sa i përket sanksioneve të vendosura nga Amerika, kryeministri tha se nuk frikësohet nga kjo gjë por që është i brengosur.
Kurti u pyet edhe nëse i rrezikohet Kosovës suspendimi i liberalizimit të vizave nga Bashkimi Evropian, por që nuk dha përgjigje për këtë çështje.