Lajme

Kurti takon Von Cramonin, flasin për zgjedhjet evropiane

By GAZETA SCANNER 1

January 14, 2024

Kryeministri Albin Kurti është takuar mbrëmë me Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

​Zgjedhjet në Bashkimin Evropian që pritet të mbahen këtë vit, zhvillimet në rajon dhe agjenda e qeverisë për këtë vit, ishin ndër temat e diskutimit.

Duke folur për zhvillimet pozitive në këtë fillimvit, shefi i ekzekutivit veçoi liberalizimin e vizave për çka e falënderoi Cramonin për punën dhe angazhimin e saj.

“Në më pak se tri vite qeverisje, Kosova prin në rajon për qeverisjen e mirë, demokracinë, sundimin e ligjit dhe zhvillim ekonomik”, thuhet në njoftimin e Qeverisë për këtë takim, transmeton Klankosova.tv.

Numri një i Qeverisë njëherit e falënderoi dhe shprehu vlerësimin për rolin dhe angazhimin e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian.