Ballina

Kurti takon Muratin, Maqedoncin dhe komandantin e FSK-së në “Ballkonin e Hapur”: Fuqizimi i ushtrinë, prioritet i yni

By GAZETA SCANNER 1

September 04, 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka takuar sot Ministrin e Financave, Hekuran Muratin, ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin.

Kurti ke treguar se takimi ka ndodhur në “Ballkonin e Hapur” të Qeverisë së Kosovës.

Tutje, Kurti ka njoftuar se në takim është folur për zhvillimin dhe fuqizimin e ushtrisë.

“Zhvillimi dhe fuqizimi i ushtrisë në shërbim të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit është ndër prioritet tona kryesore, andaj po punojmë çdo ditë që FSK-ja të jetë sa më moderne, sa më e fortë dhe po aq profesionale” – ka shkruar ai.