7.4 C
New York
Thursday, February 27, 2025

Buy now

Kurti takoi David Lammy nga Partia Laburiste e Mbretërisë së Bashkuar

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së  Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Londër, takoi Sekretarin për Punë të Jashtme në hije të Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, z. David Lammy. 

Kryeministri Kurti e njoftoi z. Lammy për sukseset, planet dhe sfidat e Kosovës në rrugën e saj progresiste, evropiane dhe euro-atlantike. 

Përpos rrethanave aktuale në politikën ndërkombëtare Kurti dhe Lammy diskutuan edhe për bashkëpunimet dypalëshe. Z. Lammy ceku që përkrahja e Partisë Laburiste nuk ka munguar kurrë për Kosovën, sidomos që nga Kryeministri Tony Blair e deri më sot. Ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe forcohet edhe më tutje kur Partia Laburiste të qeverisë me Mbretërinë e Bashkuar, tha ai.

​ 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit