Lajme

Kurti takoi ministrin e Mbrojtjes së Estonisë, Hanno Pevkur

By GAZETA SCANNER 1

October 02, 2024

Dita e dytë e pjesëmarrjes së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në Forumin e Varshavës për Siguri filloi me takimin bilateral me ministrin e Mbrojtjes së Estonisë, Hanno Pevkur.

Republika e Kosovës dhe Estonia kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme dypalëshe, të cilat kryeministri Kurti dhe ministri Pevkur në këtë takim shprehën vullnetit dhe gatishmërinë për t’i zgjeruar edhe më tutje. Krahas bashkëpunimit në fushën e digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike, ku Kosova po përfiton nga përvojat dhe ekspertiza e Estonisë, gjatë bashkëbisedimit sot u diskutua rreth mundësive për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes. Kryeministri Kurti theksoi se mbështetja e Estonisë është shumë e rëndësishme në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës dhe rolin e saj kontribues në stabilitetin e rajonit.

Kryeministri Kurti falënderoi ministrin Pevkur për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë ndaj Kosovës në rrugëtimin e saj integrues në Bashkimin Evropian.