Lajme

Kurti takoi Bordin e ri Mbikëqyrës të Trepçës

By GAZETA SCANNER 1

July 15, 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati takoi Bordin e ri Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike “Trepça”, të emëruar në mbledhjen e 212-të të Qeverisë.

Bashkë diskutuan rreth veprimeve të menjëhershme dhe planet dhe synimet afatgjata për ndërmarrjen minerare. Kryeministri Kurti shprehu gatishmërinë e Qeverisë për ta përkrahur Trepçën kundrejt një plani të qartë të veprimit.

Qeveria e Republika e Kosovës synon ruajtjen e pronësisë publike dhe rivitalizimin e Trepçës në përputhje me interesin shoqëror, ekonomik dhe mjedisor.