Lajme

Kurti takohet në Sofje me homologun bullgar: Diskutuam për fushat ku mund të rrisim bashkëpunimin dhe të forcojmë marrëdhëniet tona

By GAZETA SCANNER 1

April 22, 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se gjatë vizitës në Sofje është takuar me homologun e tij bullgar, Dimitar Glavchev.

Kurti ka falënderuar kryeministrin e Bullgarisë për pritjen e ngrohtë dhe tha se kanë diskutuar për fushat ku mund të rrisin bashkëpunimin dhe të forcojnë marrëdhëniet bilaterale.

“Gjatë vizitës sime të parë në Sofje në kuadër të Forumit Ekonomik të Vienës, pata takimin e parë me kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev. E falënderova për pritjen e ngrohtë dhe diskutuam për fushat ku mund të rrisim bashkëpunimin dhe të forcojmë marrëdhëniet tona shumë të mira bilaterale”, ka shkruar Kurti në “X”.