Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pritur në takim Kryetarin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve, Xhevdet Qeriqi dhe Hyzri Musliun, Naim Gashin dhe Safedin Zukën, veteranë e invalidë të luftës.
Siç thuhet në njoftimin e kryeministrisë, në takim diskutuan nevojën e nismës ligjore për mbrojtjen e vlerave të luftës.
“Përtej rregullimit të kompensimit të plotë të shpenzimeve lidhur me protezat e invalidëve të luftës, sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u përmend edhe buxheti i rritur për barnat në vlerën prej 60 milionë dhe zbatimi i Ligjit të ri për Çmimin e Barnave”.
Kurti theksoi përkushtimin dhe punën e vazhdueshme në adresimin e nevojave dhe mbrojtjes së të drejtave të veteranëve dhe invalidëve të luftës.