Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar në Forumin e Bledit, emisarin special britanik, Stuard Peach.
Ai thotë se me Peach, diskutuan për dialogun dhe bashkëpunimin rajonal.
”Takim i mirë me Lordin, Stuard Peach në Forumin e Bledit. Folëm për bashkëpunimin rajonal dhe dialogun. E falënderova për rolin dhe mbështetjen aktive të Mbretërisë së Bashkuar”, shkruan Kurti në platformën X.