Lajme

Kurti takohet me Ministrin e Jashtëm grek, flasin për marrëdhëniet mes dy shteteve dhe situatën aktuale

By GAZETA SCANNER 1

December 20, 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në drekë pune Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, në takim është diskutuar për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, ndërsa u theksuan raportet e shkëlqyeshme ekzistuese ndërmjet dy vendeve.

Kurti theksoi perspektivën evropiane të vendit tonë si dhe aspiratat e Republikës së Kosovës për integrimin e mëtutjeshëm në organizata ndërkombëtare.

Poashtu, në takim është diskutuar edhe për çështjet aktuale, zhvillimet rajonale si dhe perspektivën zhvillimore dhe integruese të Ballkanit Perëndimor.