Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme do të pres në takim dy senatorë amerikane, Chris Murphy dhe Gary Peters.
Në një njoftim nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se takimin me senator, Kurti do të nis në ora 15:00.
Zyra e Kryeministrit ka publikuar gjithashtu agjendën e Kurtit për ditën e sotme.
Gjithashtu pas takimit pritet të ketë adresim për media.
Dy muaj më parë, Kurti përmes telefonit kishte zhvilluar një bisedë me telefonit me senatorin amerikan, Chris Murphy.
Përmes një njoftimi në Twitter, Kurti kishte njoftuar se me senatorin Murphy kanë biseduar për marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, si dhe për marrëveshjen e normalizimit me Serbinë.
Kryeministri Kurti gjithashtu ka bërë të ditur se kanë biseduar edhe për renditjen e Kosovës në Indeksin e Demokracisë Zgjedhore 2023.