Ballina

Kurti s’jep detaje se çka do të diskutojë me pesë emisarët: Pa siguri nuk ka normalizim

By GAZETA SCANNER

October 20, 2023

Kryeministri Albin Kurti, nuk ka dhënë detaje se çka do të diskutojë me pesë emisarët që të shtunën do të qëndrojnë në Kosovë, raporton Ekonomia Online. Ai tha se siguria e Kosovës është prioritet dhe se pa siguri nuk ka normalizim.

Kurti shtoi se sa më shpejt që të zbatohet marrëveshja bazike e Brukselit do të këtë jo vetë normalizim, por edhe siguri për Kosovën dhe rajonin.

“Çka do të kërkojnë e marrim vesh nesër. Unë mund të them që nuk mund të kemi normalizim pa siguri. Siguria e Kosovës duhet të jetë prioritet edhe për institucionet e shtetit edhe për popullin edhe shoqërinë. Për këtë punojmë ditë e natë me krejt çfarë mundemi e dimë. Në dhjetorin e viti të kaluar i kishim tri javë 16 barrikada në veri. Me 26-29 maj të këtij viti patëm sulm mbi Policën, ushtër e KFOR-it dhe mbi ju gazetarë në veri. Me 14 qershor e patëm rrëmbim e tre policëve tanë në Leposaviq”.

“Së fundi me 24 shtator patëm sulm terrorist nga i cili u vra rreshteri i policisë Afrim Bunjaku. Është jetike për Kosovën për demokracinë, por do të thosha edhe për rajonin e Ballkanit në përgjithësi që atë të cilët nuk e kanë ditur ose kuptuar se kush është Serbia dhe Beogradi zyrtar më në fund ta bëjnë këtë sepse nuk është Kosova ajo e cila duhet të këtë masa ndëshkuese por është Serbia ajo së cilës duhet ti vendosen sanksionet. Sa i përket dialogut në Bruksel ne prej atje kemi marrëveshje por që sërish për shkak të Serbisë nuk është zbatuar. Ne kemi qenë për herë konstruktiv të përkushtuar kreativ dhe kurrsesi nuk ka faja apo përgjegjësi në anën tonë pse Kosova dhe Serbia nuk i kanë marrëdhëniet normale. Marrëveshja bazike e Brukselit nga 27 shkurti e ka në qendër njohjen defacto reciproke dhe sa më parë zbatohet ajo do të kemi jo vetë normalizim demokratik e evropian por edhe siguri për vendin tone e për rajoni”, tha Kurti.