Lajmest-slider

Kurti shprehet optimist për koalicionin me LDK-në

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, beson se marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK-në do të arrihet para 24 dhjetorit.

Pas regjistrimit si deputet në Kuvend të Kosovës, Kurti ka bërë me dije se përpjekjet për arritjen e kësaj marrëveshje po vazhdojnë.

“Po përpiqemi ditë e natë që të arrijmë marrëveshjen për koalicionin e ardhshëm qeverisës. Këto kontakte dhe takime po vazhdojnë dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Takimi nuk është lajm. Lajm është arritja e marrëveshjes. Jemi dakorduar që komunikimin ta kemi shumë herë gjatë ditës në mënyrë që sa më parë ta realizojmë koalicionin për bashkëqeverisje. Gjithnjë më afër jemi, por kur ti kemi rezultatet konkrete do të ju informojmë”, është shprehur Kurti.