Lajme

Kurti shpreh gatishmërinë për zgjedhje: Nëse opozita kërkon, mund ta bëjmë me 2/3 e votave

By GAZETA SCANNER 1

March 22, 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur gatishmërinë që të bisedojë me partitë opozitare për të shpërndarë Kuvendit dhe për ta dërguar vendin në zgjedhje.

“Nuk kam deklaruar ashtu, por jam përgjigjur pyetjes së gazetares. Po të mos ekzistonte pyetja…shtrohet pyetja pse më ka pyetur gazetarja. Ajo më ka pyetur sepse ka presupozuar dëshirën e opozitës. Nëse nuk do të kishte dëshirë të opozitës, nuk do të kishte pyetje të gazetares dhe rrjedhimisht nuk do të kishte përgjigje timen. Pra, gjithçka ndërtohet mbi hipotezën që opozita dëshiron zgjedhje të parakohshme dhe unë kam shprehur gatishmërinë time që nëse opozita dëshiron zgjedhje të parakohshme, mund ta bëjmë me 2/3 e votave të Kuvendit shpërndarjen e Kuvendit dhe të shkojmë në zgjedhje. Nëse opozita është rehat, ne jemi edhe më rehat. Pra, ne po qeverisim mbarë e mirë dhe këto janë të arriturat, jemi rehat në punën që bëjmë. Pra, vetëm nëse opozita do zgjedhje, ne jemi të gatshëm të ulemi e të bisedojmë për shpërndarjen e Kuvendit dhe të shkojmë në zgjedhje, por nuk ka pse të rrëzohet qeveria. Qeveria e mbarë e mirë nuk rrëzohet. Qeveria vazhdon, mirëpo nëse opozita është e interesuar që të mos i kemi ne 12 muaj në vitin e fundit, por të kemi më pak muaj atëherë jemi të gatshëm të ulemi dhe ta bëjmë shpërndarjen e Kuvendit, por jo ta rrëzojmë Qeverinë”, tha Kurti.