Ballina

Kurti: Serbia do të jetë gjithmonë rrezik për Kosovën

By GAZETA SCANNER 1

November 02, 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Serbia do të jetë gjithmonë rrezik për vendet që e pengojnë projektin e ashtuquajtur “bota serbe”.

Përveç Kosovës, Kurti ka përmendur edhe Malin e Zi dhe Bosnjë e Hercegovinën si vende që “ngacmohen” nga Serbia.

“Përderisa elita e saj autoritare vazhdon të propagandojë dezinformata, të mobilizojë trupa përgjatë kufirit tonë dhe të refuzojë të ndjekë penalisht terroristët që vranë rreshterin tonë të policisë një vit më parë në Banjskë të Zveçanit, Serbia gjithmonë do të përbëjë rrezik të madh për sigurinë jo vetëm të Kosovës, por edhe të vendeve të tjera fqinje që i pengojnë projektit të ‘Serbisë së Madhe’, që tani e quajnë ‘bota serbe’, përkatësisht Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina po ngacmohen përveç Kosovës”, ka thënë Kurti.

Ndryshe, këto deklarime Kurti i ka bërë gjatë qëndrimi dyditor në Zvicër ku mori pjesë si folës kryesor në diskutimin e organizuar nga Shoqëria zvicerane për Politikë të Jashtme.