Lajme

Kurti: Rregullorja e BQK-së nuk ndalon financimin e serbëve të Kosovës, propaganda serbe ka për qëllim tensionet etnike

By GAZETA SCANNER 1

February 08, 2024

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë fjalimit të tij në OKB, ka thënë se rregullorja e re e OKB-së, nuk e ndalon financimin e serbëve të Kosovës. Ai ka theksuar se me këtë rregullore nuk ndalohet dinari, as paundi e as lekët nga Shqipëria, por sipas tij, propaganda ndaj kësaj rregulloreje ka për qëllimin nxitjen e tensioneve etnike

Rregullorja e BQK-së nuk ndalon në asnjë mënyrë që Serbia t’i financojë serbët e Kosovës. Çfarëdo gjëje që thotë ndryshe është propagandë e rreme dhe nxitje e tensioneve etnike. Rregullorja synon transparencë dhe legalitet në importin e parave në linjë me Kushtetutën tonë dhe politikat monetare të BE-së. Rregullat e njejta vlejnë për çfarëdo vendi, çfarëdo paraje. S’ndalojnë dinarin, as dollarin, paundin, as lekët nga Shqipëria.”

“Por që transaksionet të jenë legale dhe transparente në përputhje me rregulloren. Qeverinë e kemi të përkushtuar për një periudhë kalimtare edukuese dhe informative në vend se të vendosim ndëshkime për mospërkim. Jemi të përkushtuar për vazhdimin e transferemeve financiare në komunat legale dhe shtëpit. Rregullorja s’do të lëndojë askënd, por të mbrojë gjithkënd, të gjitha komunitetet etnike nga kërcënimet e krimit të organizuar dhe spastrimin e parave.” – ka thënë ai.