9.8 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Kurti rekomandon të rilexohet letra që mori nga Blinkeni: Është përmbajtësore dhe e mirë

- Advertisement -

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dje, nëpërmjet një letre i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për thellim të bashkëpunimit për fuqizimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe arritjen e një marrëveshje me Serbisë, që në qendër ka njohjen e ndërsjellë.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, publikoi të premten mbrëma letrën të përkthyer në gjuhën shqipe në llogarinë e tij në Facebbok, duke rekomanduar rileximin e saj.

Kurti e quan përmbajtësore letrën.

“Në anglisht dhe të përkthyer në shqip e keni letrën të cilën e mora dje nga Sekretari Amerikan i Shtetit, z. Antony J. Blinken. Është përmbajtësore, e mirë dhe që vlen të rilexohet”, shkroi Kurti. 

Në anglisht dhe të përkthyer në shqip e keni letrën të cilën e mora dje nga Sekretari Amerikan i Shtetit, z. Antony J. Blinken. Është përmbajtësore, e mirë dhe që vlen të rilexohet.

Posted by Albin Kurti on Friday, January 14, 2022

Ndër tjera, nëpërmjet letrës sekretari Blinken inkurajon kryeministrin Kurti që t’i kushtojë vëmendje arritjes së marrëveshjes për energji elektrike në veriun e Kosovës dhe për avancimin e qëllimeve të përbashkëta në lidhje me personat e pagjetur, duke nënvizuar se është në interesin e Kosovës që këto çështje të zgjidhen dhe të çojnë drejt një zgjidhjeje kompromisi në planin afatshkurtër, e që të mund të shërbejnë si bazë për paparimin e mëtejshëm drejt normalizimit gjithëpërfshirës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit