Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet që të përballet me deputetët e Kuvendit të Kosovës këtë të enjte.
Ai para të zgjedhurve të popullit do të raportojë për qeverisjen e tij dy vjeçare.
Kështu ka deklaruar pas mbledhjes së kryesisë, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.
“Është dakorduar që të ketë një seancë të rregull të enjten ku do të jetë diskutimi me kërkesë të AAK-së për dy vitet e Qeverisë Kurti. Lidhet me gjendjen e rëndë në rrafshin e brendshëm dhe atë diplomatik’’, është shprehur Tahiri.
Më tutje Tahiri ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë lidhur me rritjen e çmimeve të produkteve dhe rritjen e faturës së energjisë elektrike.
Theksojmë se qytetarët e Kosovës tash e sa kohë po përballen me rritjen e çmimit të produkteve bazë. Po ashtu nga 1 prill, faturat e energjisë elektrike ata do t’i paguajnë me rritje.