Lajme

Kurti publikon një video nga trajnimi i mbrojtjes së afërt: Policia jonë, më e afta e më profesionalja

By GAZETA SCANNER 1

September 06, 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar një video nga trajnimet e Policisë së Kosovës.

Kurti e ka nisur videon me demonstrimin e trajnimeve të mbrojtjes së afërt.

Tutje, ai ka uruar policinë në 25 vjetorin e themelimit.

Postimi i plotë:

Ky demonstrim i njësive të specializuara të policisë sonë, nga mbrojtja e afërt e deri te Njësiti K9, e para tij puna e përditshme dhe rezultatet e larta, dëshmojnë se ajo është më e afta, më e disiplinuara dhe më profesionalja jo vetëm në rajon.

Urime e gëzuar 25-vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës!