Lajme

Kurti: Projektligji i ri i propozuar për tatim në pronë nga disa deputet dëmton buxhetin

By GAZETA SCANNER 1

June 29, 2023

Qeveria e Kosovë nuk ka miratuar nismën e disa deputeteve të cilët kanë iniciuar një projektligj të ri për tatimin në pronë.

Kryeministri, Albin Kurti tha se një nismë e tillë është e dëmshme për buxhetin e Kosovës, përderisa projektligji  është në zhvillim e sipër që të dal para kuvendit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka propozuar plotësim-ndryshimin e ligjit për tatimin në pronë, duke propozuar veprime konkrete në zvogëlimin e barrës për qytetarin, përfshirë këtu faljen në vlerë prej 100 eurosh për vitin 2023, por edhe propozimin e shkallës progresive të tatimit. Ky projektligj tashmë është në procedurat para Kuvendit të Republikës së Kosovës. Inicimi i projektligjit të ri për tatimit në pronë përderisa janë në zhvillim e sipër procedurat para kuvendit nuk krijon dobi për qytetarin. Përtej kësaj propozimet e dërguara  nga disa deputetë shkaktojnë edhe dëmtim të buxhetit të Kosovës gjë që shihet qartë nga opinioni i departamentit të Ministrisë së Financave e që do të i procedohet kuvendit. Për këtë propozojë që qeveria të i përgjigjet negativisht kërkesës së deputeteve të Kuvendit”, tha Kurti në mbledhjen e qeverisë.

Ndërsa, qeveria ka miratuar “Projektligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit nr. 08/L-128 p