Lajme

Kurti pret për të dytën herë në takim ministrin saudit për investime

By GAZETA SCANNER 1

June 18, 2023

Ministri për Investime në Mbretërinë e Arabisë Saudite për të dytën herë u prit në takim nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi 

“Kryeministri Kurti e falënderoi ministrin saudit për përkrahjen e parezervë të Arabisë Saudite përgjatë gjithë këtyre viteve të shtetit të Kosovës”, shkroi Zyra e Kryeministrit.

“Ai dhe ministri Al Falih u shprehën të kënaqur për marrëdhënie të shkëlqyera ndërmjet dy shteteve. Ata folën për potencialin dhe mundësitë për thellimin e tyre, nëpërmjet bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. Ky ishte takimi i dytë i sivjetmë i kryeministrit Kurti dhe ministrit saudit të Investimeve, Khalid Al Falih”, përfundon njoftimi.